Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të caktuar masa sigurimi për tre punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.
Advertisements
Sipas vendimit të gjykatës, janë caktuar masat e sigurimit personal për katër individë, konkretisht:
Advertisements
Nën Komisare me iniciale Xh. B. – Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
Inspektor D. M. – Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
Inspektor R. D. – Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
Këta punonjës të policisë dyshohen se kanë kryer veprime arbitrare gjatë shoqërimit të shtetasit të mitur me iniciale E. G., me datë 12 prill 2025.