Vrau me armë zjarri një shtetas, arrestohet pas 6 vitesh autori! Me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe pjesëtar i një grupi kriminal, kush është 51 vjeçari

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisements

Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.

Advertisements

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”