Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçari dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund jetës.

Advertisements

Advertisements

Mësohet se autori i ngjarjes është dizajneri i njohur nga Kosova, Festim Isufi, i cili pasi plagosi partneren blogere, Rina Maloku, goditi veten me thikë, plagë që rezultuan fatale për jetën e tij.

Festim Isufi në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror. Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo të përditshme.

Kujtojmë se sfilata e veshjeve të tij u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.