Video epike/ Nga kampion në… fotograf, Lamine Jamal surprizon me reagimin e tij

Një nga talentet më të ndritur të futbollit spanjoll, Lamine Jamal, përjetoi një moment komik e të pazakontë në publik.MixCollage-10-May-2025-12-01-PM-4221Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza e ndaluan dhe i kërkuan që tju bënte foto, jo si person i famshëm, por thjesht si një djalë që u duk i përshtatshëm për të shtypur butonin e aparatit.

Advertisements

Në videon e publikuar nga La Gazzetta dello Sport, shihet qartë se askush nga grupi nuk e njeh se bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe të përfaqësueses spanjolle. Kur njëra nga vajzat e pyet për emrin, ai përgjigjet thjesht dhe me buzëqeshje: “Ryan.” (VIDEO)

Advertisements

Pas shkrepjes së fotos, dikush në grup fillon të dyshojë dhe pyet: “A nuk është Lamine Jamal?”

Kjo shkakton një reagim të menjëhershëm dhe gazmor tek të tjerët, të cilat nuk e fshihnin dot habinë dhe entuziazmin që një prej yjeve të futbollit europian ndodhej përpara tyre.

Ky moment, i cili është bërë viral, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përdoruesit kanë vlerësuar thjeshtësinë dhe përulësinë e Jamalit, i cili, pavarësisht famës së madhe dhe presionit të madh të karrierës, duket se i merr gjërat me sportivitet dhe humor.

Ky episod dëshmon edhe një herë se, përkundër miliona ndjekësve dhe vëmendjes së medias, ka ende vende dhe momente kur edhe më të famshmit mund të kalojnë pa u njohur.