“A do të bëhesh femra ime?’”- U aludua se është puthur me Albano Bogdon në reality show, këngëtarja zbulon a e pranoi propozimin e aktorit

by editor

Këngëtarja Baby G ka zbuluar se nuk është puthur me aktorin Albano Bogdo në “Fermavip”, pas aludimeve se dyshja po nisnin një romancë së bashku pasi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Advertisements

Gjatë një bisede me Çiljeta Xhilagën, këngëtarja u shpreh se teksa ndodheshin në arë së bashku, ku dukej sikur ishin në momente intime, ajo theksoi se nuk janë puthur, por që Albano e ka pyetur “A dëshiron të bëhesh femra ime”.

Advertisements

Këngëtarja tregoi se i ka thënë aktorit “do të flasim jashtë”, sepse nuk e dinte nëse ai e kishte seriozisht apo jo.

Nga ana tjetër Çiljeta e pyeti Baby G, nëse do të lidhej me Albanon nëse ai do ta kishte seriozisht, megjithëse këngëtarja tha që ka marrë pjesë në spektakël për të luajtur dhe jo për t’u fejuar apo martuar.

Biseda:

Çiljeta: Ta ka thënë në një farë mënyre se të ka qef. Ndoshta nuk ka gjetur mënyrën në fillim që të ta thotë se i ka ardhur zor.

Baby G: Atje duket sikur jemi puthur, por nuk jemi puthur. Edhe atje më ka pyetur ‘a do të jesh femra ime’? Për këtë unë jam ulur dhe i kam thënë ‘jo’. Nuk dija se çfarë ti thoja. Normalisht që do ti thoja do flasim kur të jemi jashtë. A e ke seriozisht? Nuk e di a e ka seriozisht apo jo. Çfarë është gjithë kjo konfidencë?

Çiljeta: Ti nuk ke dashur që të ndihet keq

Babay G: Nuk e di a e ka seriozisht apo jo

Çiljeta: E zëmë se e ka seriozisht

Baby G: Si seriozisht? Unë nuk mundem që ta marr seriozisht se jemi në një lojë. Unë nuk e kam në plan që të fejohem dhe as të martohem

Çiljeta: A ja the këtë?

Baby G: I kam thënë që kam planet e mia

You may also like