Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedhur poshtë çdo mundësi që deputeti Luzim Basha të jetë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare, që do të zhillohen më 11 Maj 2025.
Advertisements
Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha i pyetur nëse ish-kryetari i PD-së do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë u shpreh shkurtimisht “jashtë çdo lloj mundësie”.
Advertisements
“Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.
Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje”, u shpreh Berisha.