Meteorologia Lajda Porja foli sot lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja tha se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.
Advertisements
Më pas ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.
Advertisements
Porja tha se temperatura minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 gradë celcius.
Ndërkohë që për nesër ajo tha se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.
“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia.