Durim Bami vijon të mbetet i arrestuar në Dubai. Sipas burimeve, ende nuk kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Advertisements
45-vjeçari është arrestuar dy herë gjatë këtij viti, për llogari të autoriteteve shqiptare, por mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e ka bërë të pamundur sjelljen e tij për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.
Advertisements
Mbetet për t’u parë nëse Bami do të vijë në Shqipëri përmes deportimit, një metodë që është përdorur më parë për persona të tillë si Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Ndërkohë, Durim Bami i është drejtuar autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe me një kërkesë për të mos u ekstraduar, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nëse kthehet në Shqipëri.
Më 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për një sërë veprash penale:
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje,
Grup i strukturuar kriminal,
Kultivimi i bimëve narkotike,
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal.
Durim Bami dyshohet se kishte siguruar kushtet për të vrarë ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndokën, si dhe dy miqtë e Ervis Martinaj: Erigers Mihasin dhe Hektor (alias Tori) Xheçuka.
Gjithashtu, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, është zbuluar se për ekzekutimin e Bamit ishin ofruar 1 milion euro nga Arben Ndoka.