Durim Bami, një personazh i njohur i botës së krimit, që u arrestua sot në Dubai, nga hetimet e SPAK, rezulton se në aleancë me vëllezërit Duka dhe Endrit Doklen, po bënin plane për të vrarë ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.
Advertisements
Ndërkohë, Arben Ndoka po ashtu po thurte plane me Ervis Martinaj, po për të eliminuar Bamin, pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij në dhjetor të 2017-ës. Pavarësisht planeve që kanë kryer të dyja palët, nuk u bë e mundur një gjë e mundur. Me operacionin ‘Revanshi’ u goditën disa grupe kriminale, ku disa prej personave të dyshuar u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë Bamin. Në planin për të vrarë Durim Banin ishte i përfshirë dhe Emilajno Shullazi, që ndodhet në burg. Arben Ndoka po bënte plane për kryerjen e vrasjes së Aleks Ndrekës, i njohur si ‘Leksi i druve’ pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij.
Advertisements
Bëhej fjalë për aleanca kriminale, që kërkonin ‘kokat’ e njëri tjetrit. Gazetarja Klodiana Lala shtroi pyetjen nëse do të arrijë apo jo Shqipëria që të ekstradojë anëtarët e bandave kriminale që fshihen në Dubai, apo ky qytet do të jete ende streha e këtyre bosëve të krimit. E gjithë zgjidhja duket se është te marrëveshja për ekstradimin.