Moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.
Advertisements
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Republika e Kosovës do të dominohet nga masa ajrore perëndimore dhe veriperëndimore, duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë territorin por pas mesditës pritet të shfaqen vranësira, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat nga e gjithë republika e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qendre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere. Po ashtu ishujt britanikë, gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qendrore do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme Perëndimore