A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin: Ne mund të bëjmë diçka të rëndësishme!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir Putin.

Advertisements

“Unë mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, tha Trump para gazetarëve.

Advertisements

Por presidenti nuk dha detaje të mëtejshme. Ai u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se “Uashingtoni po zhvillon diskutime serioze me Moskën”.

Ditën e djeshme pak orë para deklaratës së Trump për tu takuar me Putinin, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Kremlini mbetet i gatshëm për një takim Putin-Trump.

Çdo diskutim mes dy presidentëve do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump-it të konsiderohet të ketë implikime të mëdha për konfliktin në Ukrainë.

Moska, Kievi dhe aleatët e tyre janë në pritje të qëndrimit që presidenti amerikan do të marrë për konfliktin ukrainas, të cilit ai vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund, megjithatë pa shpjeguar qëllimet e tij.