‘A do të pranonit të punonit për fushatën e Ramës?’, këshilltari i Trump: Nuk punoj për komunistët…

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka folur për situatën politike në Shqipëri, duke konfirmuar se do të drejtojë edhe fushatën e opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Advertisements

Gjatë një interviste televizive, ai u pyet nëse do të pranonte një ofertë nga kryeministri Edi Rama për të ndihmuar në fushatën e tij. LaCivita u shpreh prerazi se nuk do të punonte për “komunistët apo produkte të komunizmit”.

Advertisements

Ai theksoi se ekzistojnë ngjashmëri mes garës politike në Shqipëri dhe asaj në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar mazhorancën se ka përdorur drejtësinë për të goditur opozitën.

Sipas tij, përndjekja e kundërshtarëve politikë po ndodh në mënyrë të padrejtë, ashtu siç ai pretendon se ndodh edhe në SHBA me Donald Trump.

LaCivita nënvizoi se opozita ka një mundësi për të rijetëzuar demokracinë dhe për të ndjekur shembullin e një Amerike të fuqishme, e cila punon me Trump-in. Prandaj, sipas tij, shqiptarët duhet ta marrin këtë si model dhe të votojnë për të ardhmen.