A do të tregojë mosbindje civile dhe të thyejë arrestin e të dalë në protestë me qytetarët? Ja si përgjigjet Berisha

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët ka folur për protestën e djeshme të opozitës ku falenderoi qytetarët që mori pjesë dhe tha se ky ishte vetëm hapi i parë i mosbindjes civile.

Advertisements

Ndërkohë, i pyetur se nëse edhe ai vetë do të tregojë mosbindje duke thyer arrestin e shtëpisë dhe duke dalë në protest, Berisha u përgjigj:

Advertisements

“Unë mendoj se vetë burgosja ime në shtëpi është dëshmia më flagrante e dhunimit të Kushtetutës, së ligjeve dhe opozitës së këtij vendi. Por mendoj se po qëndroj si çdo protestues i pamposhtur. Siç e shihni ju, ata që 4 vite më parë shpallën non grata Sali Berishën mbi bazën e lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, ata që shkelën çdo parim dhe kërkuan ndjekjen penale të Sali Berishës, Edi Rama që bënte thirrje për persekutim,in e Sali Berishës, pas një procesi 4-vjeçar mortën përgjigjen më ekzempale. Kjo përgjigje ishte: Sali Berisha, një politikan, një qytetar që nga vitet 90 e der’ sot, kishte nderuar veten e tij, familjen e tij, qytetarët që i kishin besuar dhe miqtë e tij në mbarë botën.

You may also like