A duhet të martohesh sot? Avokatja e njohur: Jeta me një njeri në krah, është shumë herë më e bukur se jeta vetëm

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja e njohur, Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por jo vetëm…

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Në kohët që kanë ardhur sot, a duhet të martohesh?

Duhet të martohesh. Dhe po them arsyet se pse… Duhet të martohesh, sepse jeta me një njeri në krah, është shumë herë më e bukur se sa jeta vetëm. Një çift në martesë është më mirë, por mund të jetë dhe bashkëjetesë, nuk po them që duhet të jetë patjetër e ligjëruar.

Më mirë vetëm dhe i lumtur, apo të jesh në një martesë sipërfaqësore?

Ka teori të sotmet që je më mirë vetëm, por gjithsesi triumfon ajo që në jetën në çift duhet një përpjekje nga të dy palët. Gjithnjë një palë e prish atë lidhjen, nuk janë të dy palët, zakonisht një e prish ekuilibrin. Mundet dhe pak kohë që t’i lëzivë pak mendja, t’i lëvizë pak drejtimi, por duhet të rikthehet, sepse mbi të gjitha unë çmoj që kur një çift rrinë bashkë, burrë e grua, dy partnerë, sepse mund të jetë dhe bashkëjetesë, ata fëmijë që vijnë nga familje ku të dy prindërit janë prezent, janë fëmijë më të shëndetshëm psikologjikisht, kanë shumë besim në veten e tyre dhe ia dalin shumë herë më mirë se sa kur ata janë vetëm.