Për ekspertin e çështjeve të sigurisë Ergys Muzhaqi, pas krimit të rëndë në Durrës nuk ka një plan të mirëmenduar.
Advertisements
Në një intervistë për Klan News ai u shpreh se mënyra si 3 fëmijët kanë kryer veprimet pas ekzekutimit të kryefamiljarit Pëllumb Meta tregon se ata kishin një nxitim për të fshehur gjurmët dhe frikë të përballjes më drejtësinë.
Advertisements
“Policia mesa e dëgjova deklaratën, lë të mendohet se ka një plan pas krimit. Pra sipas hetimeve janë organizuar fatkeqësisht familjarët, për mbulimin e këtij krimi. Nuk e dimë se ka pasur një organizim të mirëfilltë për ekzekutimin, ndoshta ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ky është manifestim ekstrem për konfliktet në familje. E kam të vështirë t’i marr në analizë sepse është ngjarje e nxehtë dhe e dhimbshme. Kemi parë dëshmi të njerëzve të familjes, që vazhdimisht pretendonin se ka qenë familje e rregullt, persona të mirë e të butë. Pra ajo që nuk ka arritur të menaxhohet ka qenë diçka e brendshme. Opinioni im është se nuk kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar, duket nga veprimet që kanë bërë më pas, ka pasur një ngutje për të fshehur gjurmët e krimit. Nuk kemi të bëjmë me krim të organizuar në kuadër të kriminelëve të rafinuar, por krizë familjare me manifestim ekstrem të emocioneve. Fshihet arma, kufoma e të ndjerit ashtu shkel e shko. Nuk kanë shfrytëzuar detin, nuk kanë dalur fare nga kufiri i shtëpisë, nuk e kanë larguar gjurmën e krimit larg vetes. Kanë menduar të shtyjmë sa të shtyjmë. Ata mund të kishin bërë një transportim më të largët”, u shpreh Muzhaqi.
Skenarin për fshehjen e trupit e cilëson akt që çdo njeri kur shkon në pikën që vret dikë, e bën.
“Mendoj se jemi në kufijtë e fenomenit, fshehja e krimit është diçka njerëzore. Është denoncuar zhdukja në momentin që qartazi e kanë vrarë vetë, kanë kaluar disa ditë, ata nuk e kanë kamufluar veprën penale. Por kanë pasur frikë të përballen me ligjin.”
Nga ana tjetër, thotë ai, kjo ngjarje e rëndë është tregues i krizës në familjet shqiptare.
“Pra, është një situatë e rëndë, që tregon krizë. Këto konflikte mund t’i kenë pasur për fejesën, ose për mospërputhje brezash”, përfundoi eksperti./tvklan.al