A ka ndryshuar dashuria e tyre pas daljes nga BBV? Do bëhen prindër shpejti, rrëfehen Sara Gjordeni dhe Bardhi! Çifti flasin për marrëdhënien me ish-banorët

by editor

Sara dhe Bardhi janë duke shijuar jo vetëm dashurinë e tyre, por edhe pritjen e fëmijës së parë. Çifti i krijuar në “Big Brother”, në një intervistë për revista ‘Who’, sjellë për herë të parë ndjesitë e kësaj shtatzënie, si dhe copëza nga e përditshmja e tyre. Më poshtë ju nisim një copëz të intervistës së dyshes.

Advertisements

Si ka qenë kjo periudhë për ju të dy?

Advertisements

Ka qenë shumë e ngarkuar dhe “full” me emocione, nga më të ndryshmet

Zakonisht si matës të gjërave që ndodhin shpejt marrim harkun kohor të një viti, por ju keni dalë jashtë parashikimeve, në më pak jo se vetëm 1 vit, por më pak se 6 muaj e ndryshuat jetën tuaj plotësisht, i besoni rastësi, fatit, apo vetëm dashurisë?

Të gjitha nga pak të themi të drejtën, por ama edhe me pak plan brenda, sidomos bebi.

Në fund të vitit e fillimit të një viti të ri, i shprehim disa dëshira, ju i kishit shprehur dëshirat kështu si ka ardhur jeta juaj këto muaj?

Sara: Unë gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, çdo vit të ri e kam uruar, jo vetëm vitin që shkoi.

Bardhi: Unë besoj shumë në zot, e di që ai të mirat m’i kthen ashtu siç m’i ktheu në familjen që kam krijuar dhe tek e cila gjej dashurinë e botës.

U njohët dhe dashuruat në një format televiziv si “Big Brother”, keni hezituar në ndonjë moment në pranimin e ftesës në kohën kur e keni marrë?

Sara: Unë jo, isha në një pikë ku doja ta ndryshoja jetën time thellësisht, e ashtu ndodhi!

Bardhi: Unë isha pak hezitues të them të drejtën, por tani kur kthej kokën pas dhe mendoj që nuk e kishim bebin mes nesh, do ta ribëja 20 herë.

Sara është më e vështirë apo më e lehtë ta kuptosh sa e dashuron dikë në një hapësirë të vëzhguar 24/24 nga kamerat? Për ty Bardhi si ka qenë kjo pjesë?

Sara: Për mua ka qenë e lehtë, pasi unë e njoh mirë gjuhën e trupit te një person. Bardhi ishte njeri i sinqertë si në fjalë, ashtu edhe në veprime. Krijimi i ndjenjave për të erdhi shumë shpejt sepse nuk ke si të mos e duash dikë të tillë, si ke kamera, si pa kamera.

Bardhi: E vështirë ishte vetëm pjesa që ti nuk e njihje personin jashtë. Por, specifikisht për Sarën ka qenë e lehtë sepse karakteri luftarak dhe vërtetësia e saj më kapluan që javën e parë. Ishte më e fortë se gjithçka

Si e përjetuat shkëputjen një “reality show” në një realitet-realitet, e kam fjalën këtu për marrëdhënien në çift?

Nuk e kemi ndier thuajse fare tranzicionin nga një “reality show” në jetën e përditshme. Prania e njëri-tjetrit na e ka bërë të na duket njësoj.

Bardhi kur ti u shprehe se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të t’u, sigurisht që rrjeti shpërtheu, por ja ku jemi sot me ty, Sarën dhe një bebush që është rrugës. Një përgjigje e heshtur për ata që besuan dhe nuk besuan në lidhjen tuaj.

Shpesh kam qeshur me reagimet ndaj deklaratave të mia. Por publiku është influencuar nga 2-3 persona që kanë folur për Sarën, ndërsa ajo që unë njoh tek ajo, e bën vajzën perfekte dhe nuk e lija pa e bërë nënën e fëmijëve të mi një ditë.

Jeni në pritje të ëmbël, lajm që vendosët që shumë shpejt ta ndanit dhe për publikun, Sara si e more vesh, momenti që e ndave me Bardhi? Duam detaje

Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija. Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe.

Hezituat ta ndanit me familjen, apo ishte lajm që u përhap menjëherë?

Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.

Po rrjeti, fansat, rrethi juaj si reagoi, ndoshta ti Sara e ke përjetuar më shumë këtë pjesë, apo ishte “çmim” që e paguat të dy?

Nuk kam pasur çfarë çmimi të paguaj. Fëmija është bekim nga zoti. Nuk është çmim që paguhet, as reagimet për ardhjen e tij.

Jeni dy prej personazheve më të komentuar të edicionit të “BBV3”, jo vetëm për shkak të lidhjes tuaj, por edhe për dinamikat që krijuat gjatë kohës që ishit në lojë, duhet thënë edhe jashtë saj. E keni menduar faktin se po të qëndronit më gjatë, gjërat do të ishin ndryshe, apo fakti që ndodhën ashtu si ndodhën, i çoi gjërat në vendin e vet?

Sara: Mua realisht më vjen keq sepse u ndërgjegjësova sa lojtare dinamike kisha qenë vetëm kur dola. Kontakti i parë ishte me Ledionin i cili më tha: Ke qenë një ndër lojtaret më të forta të këtij edicioni, në momentin që dola. Aty ishte thyerja ime e parë dhe momenti kur u zhgënjeva nga vetja. Mendoj që do kisha zgjatur shumë më tepër në “Big Brother” nëse nuk do të më kishte mbërthyer sedra aq fort.

Bardhi: Unë “Big Brother” e shihja thjesht si eksperiencë e cila do të më bënte të njihja veten time në shumë dimensione të tjera. Siç edhe në fakt e njoha. Mendësia ime nuk ishte e fokusuar te loja, por mund të them se kam dalë më i fituari nga ajo eksperiencë. Kam fituar një Bardh më të fortë, një vajzë që ma ka ndryshuar jetën dhe një bebe që është rrugës dhe kjo ma ka ndryshuar jetën plotësisht. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ky rrugëtim.

Bardhi, ti si e përjetove gjithë boom-in mediatik pasi e ndërpreve aventurën tënde në “BBV3”, ishin reagime që i prisje, apo kishte edhe një lloj tronditjeje?

Sigurisht që jam tronditur paksa. Në bindjen time, as unë as Sara nuk bëmë asgjë të gabuar aty brenda. Ka pasur personazhe që kanë shkelur vijën e kuqe shumë më tepër se ne dhe nuk janë gjykuar kaq shumë. Megjithatë, siç e përmenda edhe më sipër, ishte urrejtje tërësisht e stimuluar nga persona të tjerë në media, me deklarata pa na njohur fare.

Sara, je komentuar pafund, si gjatë kohë që ishe brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ishe përgatitur për një feedback të tillë?

Sigurisht. Unë isha “all in all” në atë lojë, ndaj dhe dukesha agresive, njësoj si loja ime. Nuk kurseja askënd për asgjë, ndonjëherë as partnerin tim, sepse kufijtë e mi ishin absolutë. Shqiptarët nuk janë mësuar me këtë gjë, janë mësuar me figurën e gruas së butë. Agresiviteti im në lojë është përkufizuar si “mashkullor” dhe “skandaloz”, kjo sepse kisha guximin e një burri kur shprehesha. E gjithë kjo ka qenë pasojë e të mos paturit frikë nga të vërtetat e mia dhe kush jam unë. Por ofendimet mbi moralin kanë qenë të tepërta dhe totalisht pavend. Unë kam qenë gjithë jetën një njeri privat, pa skandale dhe me punë të rregullt. Ende nuk e kuptoj shkeljen e kufijve të etikës. Do të mbetet absurde.

Formate të tilla, përveçse histori dashurie krijojnë edhe miqësi shumë të mira, ju me cilët nga ata që bashkëjetuat në BBV do ta ruani miqësinë edhe jashtë?

Pothuajse me të gjithë.

Keni pasur zhgënjime nga ndonjëri apo ndonjëra prej tyre dhe nëse po, duam emra?

Jo në fakt, të gjithë na kanë dalë siç e prisnim.

Rikthehemi te bebushi, Sara na trego nepset që ke pasur gjatë kësaj periudhe, ndonjë kështu që ia ka “nxirë” pak jetën edhe Bardhit, apo ka qenë periudhë e qetë?

Është një bebushe shumë e mirë. Më bën të qëndroj e shëndetshme sepse i pëlqejnë perimet, frutat, mishi dhe turshitë. Nuk i preferon ushqimet “fast food”, patatinat apo akulloret. Nepsi më i çuditshëm ka qenë birra, të cilën e zgjedhim pa alkool. Dhe për këtë kemi opsione.

Keni filluar bashkëjetesën, por si do të jetë jeta juaj së bashku pasi të vijë bebushja në jetë, në Shqipëri apo në Kosovë?

Jemi në Shqipëri dhe besoj se këtu do të rrimë edhe për disa kohë.

You may also like