“A ka shpirt ky njeri?!”, Egli qan me dënesë në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm të Gjestit

Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren.

Advertisements

Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.

Advertisements

Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”.