A ka tentuar vrasësi i Liridona Ademajt të vetëvritet? Ja çfarë thotë eksperti: Të burgosurit e tjerë donin që ta…

by editor

Ditën e sotme mësohet se i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava është dhunuar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por këto raportime i ka mohuar drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani.

Advertisements

Sipas burimeve nga mediat vendase u konfirmua se ai nuk është dhunuar, por gjithsesi ka pasur një tentativë nga të burgosur të tjerë për ta sulmuar fizikisht Plavën.

Advertisements

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tentim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani.
Po ashtu, ai mohoi se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçares ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, u shpreh ai.

Drejtori i Shërbimit Korrektues po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma teke.

You may also like