A ke komunikuar me Ramën? Veliaj flet nga qelia: Ai është i vetmi që mund të sigurojë..

Në intervistën ekskluzive për një emision televiziv, Erion Veliaj flet edhe për raportet me kryeministrin Rama.

Advertisements

Pyetje: A keni pasur komunikim, qoftë edhe shkresor me Edi Ramën? A ishit ju vija e kuqe e Edi Ramës për drejtësinë?

Advertisements

Erion Veliaj: Edi Rama është Kryeministri im, Kryetari im i partisë dhe një mik i rrallë e mentor i çmuar prej 20 vitesh. Nuk kam nevojë t’i çoj pusulla, se shokët e idealit nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë.

Unë besoj tek Edi si Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, si i vetmi që mund të ngrejë flamurin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe si i vetmi që mund të sigurojë që drejtësia e re dhe e pavarur të ketë jo vetëm shpatë, por edhe peshore!