Një deklaratë e pazakontë nga prokurori Bledar Maksuti ndezi debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor. Gjatë një seance të hapur në Gjykatën Kushtetuese, prokurori i SPAK pranoi se institucioni ka ndjekur një praktikë të marrjes së lejes nga gazetarët përpara publikimit të materialeve që mund të përmbajnë elementë të sekretit hetimor.
Advertisements
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportit të SPAK për vitin 2024, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai u shpreh se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit. Dumani ka kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e vazhdueshme të KLP-së, si qeveria e SPAK-ut, për të ndërhyrë edhe te Kuvendi dhe t’i japë zgjidhje problematikave të ndryshime që hasen, apo propozimet konkrete. Ai theksoi se nga ana e SPAK, Kuvendit i janë adresuar të gjitha problematikat sa herë është raportuar atje.
Advertisements
“Jemi përpjekur për komunikimin me mediat, raportet me të, i ndarë publikimi i sekretit hetimor. Cilësia është përmirësuar në lidhje me komunikimin e mediave dhe publikun.
Sigurisht ka problem te shpejtësia, lënë për të dëshiruar, në lidhje me shpejtësinë e publikimit të ngjarjeve. Kemi punuar për hartimin e strategjisë për komunikimin e medias. Ishte parashikuar për 2024, por për shkak të angazhimeve të shumta u bë këtë vit dhe u miratua kjo strategji, që shpresojmë ta rezlizojmë dhe të rrisim performancën. Bashkëpunimi me KLP në nivel të kënaqshëm. Emërimi i 3 prokurorëve ishte i rëndësishëm si proces. Ishte proces i zgjatur, por unë e vlerësoj sepse tashmë kam 3 prokurorë të shtuar që ndihmojnë punën.
Vlerësojmë edhe reagimet tuaja për mbrojtjen e punës tonë, nga ju e presim këtë vlerësim dhe e mirëpresim. Ka modele të ndryshme raportimi, që bëhen në fillim ose në fund. A mund të liheshin në fund këto problematika, po mund të liheshin. Ne nuk bëjmë zgjidhje ligjore. Me Kuvendin kemi qenë konkret në zgjidhjen e problematikave. I kemi thënë me detaje, si, kur, pse.
Propozimet kanë qenë konkrete, si rasti i këshilltarëve, ka edhe propozime e drafte që nga 2021. Ne thjesht i bëjmë të ditura edhe te ju, që jeni qeveria jonë, që edhe ju t’i adresoni atje ku duhen adresuar, edhe ne i kemi bërë ato në Kuvend, por të na ndihmoni edhe ju. Patjetër ka vend për t’u përmirësuar”, tha Dumani në fjalën e tij.