A mund të vidhet sistemi TIMS me 1 USB? Eksperti i IT zbulon detajet

by editor

Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Në një reagim të disa kohëve më parë vetë Muça i cilësonte një skenar filmash me agjentë 007 akuzat ndaj tij dhe deklaronte se është qesharake të pretendosh se mund të marrësh mijëra terrabajt në një USB xhepi.

Advertisements

Eksperti IT, Tomi Kallanxhi tregoi në emisionin Now se materiali mund të merret por çështja është e aksesit që kishte Muça në server, i cili ishte superadmin.

“Aksesi nuk është vetëm me user dhe pasword, një superadmin ka mundësi edhe të editojë, edhe të fshijë, edhe të eksportojë. Këto lloj sistemesh. a nuk duhet të kenë një grup personash që njëri ka tokenin e parë tjetri të dytin, duhet të jenë të dy që të aksesohet ky sistem. Është njësoj si një kasafortë, nëse ka dy çelësa, edhe nëse ti do ta marrësh të duhet edhe çelësi im që ta aksesojmë kasafortën”, tha eksperti.

Advertisements

You may also like