A po heton SPAK, Edi Ramën? Karamuço “zbërthen” ultimatumin e kryeministrit për sekuestrimin e telefonit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka “zbërthyer” deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi prokurorët e SPAK që të mos guxojnë të mendojnë t’i marrin atij telefonit. Karamuço tha se nuk ka dijeni që të ketë ndonjë hetim ndaj Ramës, teksa ngriti si problematikë faktin se SPAK po sekuestron në masë celularët. “Nuk kam të dhëna që ndaj kryeministrit po bëhen hetime, por ishte pjesë e frustrimit politik për shkak të një veprimtarie që po bën SPAK me marrjen e celularëve. Janë me qindra celularë të marrë. Avokatët thonë se ka praktikë jo ligjore. Këtë duhet ta zgjidhë Kushtetuesja se në çfarë rrethana merret. Në këtë kuadër foli dhe Kryeministri se çfarë janë këto veprime. Hajde t’i sqarojmë sepse duket e tepërt.

Advertisements

Edhe masa e paraburgimit duket e tepërt, por shifrat flasin ndryshe. Jo të gjithë ata që hetohen nga SPAK janë në paraburgim. Janë vetëm 37 për qind”, tha ai dje në “Euronews Albania”. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme, po ndikon në fushatën zgjedhore. Sipas tij, me apo pa dashje, arrestimet që ajo bën kanë ndikim në zgjedhjet që po afrojnë. “Nëse SPAK do të godas në nivele të larta, të cilët janë pjesë e fushatës, kush do ti përfaqësojë në bazë nëse disa prej tyre do të jenë me problematika të rënda nga ana e SPAK. Do krijohet një lloj amullie te elektorati. Do krijonte paqartësi që çon në zgrip të madh në procesin zgjedhor. Nuk do ketë zhvillmë kaq flagrante. Edhe te rasti Veliaj ka një ndikim të madh te organizmi partiak. SPAK zhvillon veprimtarinë e tij por ndikon në zgjedhje. Te mënyra si organizohen partitë dhe se si njerëzit mendojnë”, nënvizoi ai në “Euronews Albania”.

Advertisements