“A t’ju q**sha robt këtyre! Rebo më çau k…n, se di pse ka frikë”- Zbardhen mesazhet/ Si Oltion Bistri mori në mbrojtje kazinonë e biznesmenit: Ik futu gjëkundi se s’i dihet, fike tefelonin

Një kazino që biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk ka dashur të mbyllej ka qenë detyra e ngarkuar ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili në këtë seksion të dosjes voluminoze të SPAK duket se ka lobuar fuqishëm që të mbante fjalën.

Advertisements

Në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në “Sky”, duket se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit. Edhe pse në dosje nuk përmendet, dyshohet se Bistri i ka përmendur shpesh emrin e ish Drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Japuit.

Advertisements

Biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK mendohet sipas asaj që shkruan Bistri, të ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

BISEDAT MES BISTRIT DHE GJOKËS:

“O vlla keq puna me këto. Me thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A tju q**sh roptë këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Lleshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që s`të ndjek njeri dhe eja lart te fshati SOS Pallati i Brigadave te hoteli i Gaz Brahjas”.

Në komunikimet që Oltian Bistri ka në dosje thotë se flet vazhdimisht për çështjen e kazinosë me “Rebaniun”, madje edhe për një “Ardi”, që dyshohet të jetë Ardi Veliu.

Ish-shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë “mik” që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Ai rrëfen edhe një bisedë që dyshohet se është Ardi Veliu, që mesa duket e kishte bezdisur.

“Ka frikë Rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke punëtorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë Tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se s’më ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. Është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë t’i lutem Rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë. (…) S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k…n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin”, i shkruan Bistri, Pëllumb Gjokës.

INFORMIMI

Në dosje duket qartë se Bistri ishte syri dhe veshi i Pëllumb Gjokës në polici. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

Mesazhet e dërguara nga Olti Bistri te Pëllumb Gjoka: “Tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. Po kot mos si dihet. Se di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din Rebua vete s`ka nevojë”!

Në dosje gjithashtu përmendet sesi Bistri u thoshte efektivëve të mbyllnin një sy, atëherë kur duhej. Më datë 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pëllumb Gjoka, duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri.

Ky i fundit i shkruan: “Ka qenë qetësi kaq kohë. Sot nga 7, pati nja dy tel, ka kazino, rulet etj. Por s`ka problem se i thash çunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gjë.

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojërave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojërat e paligjshme të fatit.