Një shqiptar nga Kosova rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për përdhunimin e vajzës së tij në Francë. Përveç dënimit me burg, atij i është ndaluar hyrja në territorin francez.
Advertisements
Vendimi i Gjykatës së Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë, raporton “Actu.fr”. Sipas Gjykatës, babai filloi të abuzonte me vajzën e tij që kur ajo ishte 13 vjeç. Ai vazhdoi abuzimin midis viteve 2010 dhe 2020. Krahas dhunës seksuale, vajza ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me vdekje.
Advertisements
“Një tiran shtëpiak, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, shqiptarin, teksa ai mohoi të gjitha akuzat.
Shqiptari ishte dënuar në shkallë të parë me 18 vjet burgim në janar të vitit 2023. Një gabim procedural bëri të mundur lirimin e tij më 13 shkurt, por u arrestua sërish pas 12 ditëve. Ndërsa, në korrik të vitit 2024, mori dënim maksimal.