Administra e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizon shitjen e qeskave të nikotinës ZYN në SHBA

ZYN bëhet produkti i parë dhe i vetëm në këtë kategori i autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Advertisements

Vendimi i bazuar në fakte shkencore konfirmon se qeskat e nikotinës ZYN janë një alternative më pak e dëmshme për duhanpirësit e rritur. Ky vendim vjen në momentin kur FDA ka arritur në përfundimin se shitja e këtyre produkteve është nëpërputhje me parimet e mbrojtjes së shëndetit publik.

Advertisements

Qeskat e nikotinës ZYN të autorizuara së fundmi nga FDA tregtohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Swedish Match, e cila është pjesë e Philip Morris International që prej vitit 2022. Ky autorizim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik duke qenë se këto produkte janë njëalternativë më e mirë për përdoruesit e rritur të cigareve tradicionale. Pas vlerësimit të fakteve shkencore, FDA deklaroi se ZYN sjell më shumë përfitime sesa risqe në shëndetin e popullatës. Sidomos kur bëhet fjalë për përdoruesit e rritur qëlenë përfundimisht duhanin për të kaluar tek produktet ZYN.Tom Hyers, Presidenti i Swedish Match për Amerikën Veriore u shpreh: ’rreth 45 milionë Amerikanë konusmojnë nikotinë rregullisht, përafërsisht 30 milionë prej tyre pinë duhan, e cila është dhe forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës. Vendimi i FDA njeh rolin që ZYN mund të luajë në mbrojtjen e shëndetit publik duke i ndihmuar njerëzit të lënë cigaren dhe produktet e tjera tradicionale të duhanit.’Philip Morris International: Drejt një të ardhme pa tymPhilip Morris International (PMI) është një kompani lider ndërkombëtare e duhanit që po punon në mënyrë aktive për të krijuar një të ardhme pa tym dhe po zgjeron portofolin e saj për të përfshirë produkte jashtë sektorëve të duhanit dhe nikotinës në planin afatgjatë. Portofoli aktual i produkteve të kompanisë përbëhet kryesisht nga cigare dhe produkte pa tym. Që nga viti 2008, PMI ka investuar më shumë se 12.5 miliardë dollarë në zhvillimin, kërkimin shkencor dhe promovimin e produkteve novatore pa tym, për përdoruesit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan. Me synimin për të eliminuar plotësisht shitjet e cigareve.Kjo parashikon zhvillimin e kapaciteteve shkencore të fjalës sëfundit. Veçanërisht në fushat e toksikologjisë sistematike paraklinike, kërkimeve klinike dhe studimeve që kryhen në treg pas dhënies së autorizimit. Në vitin 2022, PMI bleu Swedish Match, prodhuesin më të madh të produkteve të nikotinës orale, duke u bërë kështu lider në kategorinë e produkteve pa tym udhëhequr nga markat IQOS dhe ZYN. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka klasifikuar pajisjet me ngrohje IQOS dhe qeskat e nikotinës – snus nga Swedish Match si produkte duhani me risk të reduktuar. Prej 30 qershorit të2024, produktet pa tym të PMI janë të disponueshme në 90 tregje dhe PMI vlerëson se 36.5 milionë të rritur në mbarë botëni përdorin ato. Produktet pa tym përbënin afërsisht 38% të tëardhurave totale neto të PMI në nëntë muajt e parë të 2024-ës.Mbështetur në themele të forta dhe në ekspertizën shkencore, nëShkurt të vitit 2021, PMI ka njoftuar përfshirjen e saj në fushën e mirëqënies dhe kujdesit shëndetësor duke dhënë kontributin e saj me objektiv përmirësimin e jetës.