Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së.
Advertisements
Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së. Berisha shprehu dëshirën për të vizituar edhe Ilir Metën në burgun 313, aleantin e tij në frontin anti-amerikan dhe anti-SPAK, por shtoi se kishte disa pengesa procedurale.
Advertisements
“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.
Kreu i PD e konsideron Ilir Metën të burgosur politik, me shpresën se me dromcat e LSI-së rahmet pastë, që hodhi ‘në erë’ Edi Rama (një nga veprat më patriotike), mund të qepë ndonjë mandat më tepër në zgjedhjet e 11 majit 2025, për të ruajtur monopolin e opozitës deri në 2029. Në gusht të vitit 2001, në një konferencë për shtyp, Sali Berisha parashikonte se Ilir Meta do ta mbyllte jetën e tij prapa hekurave.
“Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha.
Nuk dihet se kush e pengon më shumë për t’a vizituar Ilir Metën në burg, procedurat apo sikleti nga kjo profetci e përmbushur, po ky parashikim në atë kohë ishte aq i pabesueshëm sa profecia e Çim Pekës, i cili në korrik të vitit 2019 tha se Lulzim Basha është i dënuar të bëhet kryeministër!