Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore “Harry S. Truman” është përplasur me një anije tregtare pranë Egjiptit, njoftuan të mërkurën forcat e armatosura amerikane, duke theksuar se luftanija nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe nuk ka të lënduar.
Advertisements
Në deklaratën e saj, marina amerikane tha se aeroplanmbajtësja u përplas me anijen tregtare “Besiktas-M” të mërkurën vonë në mbrëmje pranë Port Said, Egjipt.
Advertisements
“Nuk kishte asnjë rrezik për Harry S. Truman nga përplasja, pasi nuk ka raporte për hyrje të ujit apo persona të lënduar. Reaktorët e shtytjes bërthamore janë të sigurt dhe në gjendje të qëndrueshme,” shtoi Marina.
Ngjarja ka ndodhur teksa aeroplanmbajtësja po operonte në zonën e Port Saidit.
Anija tregtare pësoi dëmtime mbi vijën ujore, por vazhdoi nën fuqinë e saj, tha një zyrtar i marinës amerikane, duke shtuar se Truman po përgatitej të kalonte përmes Kanalit të Suezit në Detin e Kuq.