“Aeroporti i Tiranës, ka spostuar në vend të dytë atë të Beogradit”/ Rama: Nga Morina, hynë 175 mijë automjete më shumë

by editor

Kryeministri Edi Rama thotë se të dhënat nga aeroporti i Tiranës dhe pika kufitare e Morinës, tregojnë për rritje të numrit të pushuesve që vijnë në vendin tonë.

Advertisements

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjatë vitit, në aeroportin e Tiranës kanë hyrë 1.2 milion pasagjerë, duke qenë e para në rajon dhe duke lënë në vend të dytë aeroportin e Beogradit.

Advertisements

Rama shtoi se nga Morina, kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa në vitin e kaluar. Sipas kreut të qeverisë, shifrat nga Morina tregojnë se shqiptarët e Kosovës nuk e kanë braktisur Shqipërinë, ashtu siç pretendohet me teori dashakeqëse.

“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjes në Shqipëri nga aeroporti i Tiranës dhe pika kufitare e Morinës. Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, që historikisht ka qenë i dyti në rajon. Nga Morina kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet. Ajo teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që kanë braktisur Shqipërinë, janë zero me xhufka. Ky sezon është shumë i mbarë, por ka edhe gjëra për të korrigjuar. Shqipëria do të jetë kampionia e turizmit, dhe jo vetëm e turizmit, në rajonin tonë”, theksoi Rama.

Advertisements

You may also like