Agron Shehaj: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor skandaloz, qytetarët duan hapjen e listave, paratë e korrupsionit pengojnë…

by editor

Deputeti Agron Shehaj shprehu qëndrimin e tij dje në Kuvendin e Shqipërisë kundër Kodit të ri Zgjedhor të dakordësuar mes Partia Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, ky kod është skandaloz pasi pamundëson hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër sipas Shehaj mbyllet çdo shteg për rotacionin politik. “Ndryshimi i kodit zgjedhor për listat e mbyllur është skandaloz, hipokrit dhe kundër vullnetit të qytetarëve. Deputetët duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët duan të votojnë edhe kandidatin. Sot parlamenti do votoj për listat e mbyllura. Nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët të thotë që është në favor të listave të mbyllura. Demokracia ka ngecur. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku mazhoranca fiton 90% të bashkive, ku qeveria më e korruptuar konsolidon pushtetin politik.

Advertisements

Të gjithë ministrat shkojnë në SPAK, zv kryeministri në arrati. Me gjithë tenderat dhe koncesionet dhe qytetarët mendojnë se rotacioni është i pamundur. Hapja e listave do ishte hap pozitiv. Është ajo çka qytetarët duan. Pse demokracia është vrarë dhe ka bërë rotacionin politik të pamundur. Arsyeja janë paratë, paratë dhe pushtetit. Paratë që qeveria vjedh përditë. Paratë që vijnë paratë e pista dhe mazhoranca kështu është 11 vjet në pushtet. Fituesin në Shqipëri nuk e vendosin votat, por paratë dhe pushteti. Elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit të qeverisë që pengojnë rotacionin. Me paratë e korrupsionit blihen mediat, vritet demokracia. Kjo mazhorancë nuk është e pamposhtme se është e ndershme, por se me paratë e vjedhura mund të fitoj kushdo. Zgjidhja është të dëgjosh qytetarët. Duan një qeveri të pakorruptuar. Qytetarët nuk votojnë Gjiknurin se kanë besim, por se ka paratë dhe pushtetin. Ne duhet të vendosim besueshmëri, përballë parave dhe pushtetit. Kjo është e vetmja mënyrë. Ne do ju ofrojmë qytetarëve një qeveri të pakapur dhe të pakapshme”, deklaroi dje Shehaj.

Advertisements

You may also like