Betta Shahini ka folur pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë. Ajo dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.
Advertisements
Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit të së bijë. Ai u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.
Advertisements
Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.
“Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës.
Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë.
“E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur. Duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë. Se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.
Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.
Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.
“Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.
Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte.
“Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”.
Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.
“Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.