“Ajo më ka uruar fitoren”/ Rozana i drejtohet Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana Radi, pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj, aktoren Olta Gixhari, ka pasur debate të forta brenda në shtëpi.

Advertisements

Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:

Advertisements

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë”?

Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.