Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka renditur të gjitha faktet se si, sipas saj, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa po prish provat dhe po intimidon dëshmitarët.
Po ashtu, Kalaja renditi edhe arsyet se pse prokurorët e SPAK-ut Altin Dumani dhe Olsi Dado duhet të kërkojnë në GJKKO shtrëngimin e masës së sigurimit personal ndaj Ajola Xoxës.
Advertisements
DEKLARATA E ADRIANA KALASË
Advertisements
Sipas informacioneve që kemi në datat 17 dhe 18 shkurt në hyrjen nr.3, Ap.31, në rrugën “Brigada e Tetë”, persona të paidentifikuar nga banorët e këtij pallati, janë futur në orët e vona të natës, ose në orët e para të mëngjesit, në orën 2 dhe 3 duke bërë zhurmë dhe duke zhvendosur pajisje, dokumente dhe çdo gjë tjetër.
Duke qenë se ky apartament survejohet nga kamera, i bëj thirrje prokurorit të çështjes Olsi Dados dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, që të marrin masa dhe të sekuestrojnë të gjitha kamerat në zonë për të parë të gjitha filmimet se më kë persona lidhen këto që themi?
Dhe të verifikojnë a është e vërtetë informacioni që na ka ardhur nga banorët se nga kjo banesë po lëvizen prova të cilët jo vetëm që mund të kenë një efekt të mirë dhe të qartë për hetimin e SPAK-ut?!
Nga ana tjetër, këto prova kanë rrezik shumë të madh që të prishen nga Ajola Xoxa, apo njerëzve të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Ju e dini që masa e sigurimit personal një nga kriteret që merret nga organi i akuzës është edhe për rrezikun e prishjeve të provave , apo për rrezikun e intimidimit të dëshmitarëve.
Këtu jemi para faktit që AJola Xoxa ka filluar me kohë, dhe sidomos pas masave të dhëna nga gjykata, prishjen e provave dhe për këtë arsye ne i kërkojmë organit të Akuzës që përveç se të sekuestrojnë kamerat në këtë godinë, t’i kërkojnë GJKKO-së shtrëngimin e masës së sigurisë personal për Ajola Xoxën, pasi duke qenë e lirë në masën e detyrimit të paraqitjes, ajo paraqet një rrezikshmëri shumë të lartë në prishjen e provave, në manipulimin e tyre dhe në intimidimin e dëshmitarëve.