AKSHI jep njoftimin me rëndësi: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike brenda afatit, kujdes me delegimin e procesit

by editor

Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave online për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo Certifikatën Elektronike për fiskalizimin. Pagesa online që prej sulmit kibernetik
Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave online për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo Certifikatën Elektronike për fiskalizimin. Pagesa online që prej sulmit kibernetik qëndroi mbi 1 vit e mbyllur. Pagesat kryheshin vetëm manualisht nga bizneset.

Advertisements

Teksa në dhjetëra raste të aplikuara për Certifikata e Fiskalizimit sipas kontabilistëve, aplikimi vjen brenda disa minutave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Nënshkrimin Elektronik. Për t’u pajisur me Nënshkrim Elektronik, edhe pse pagesa kryhet online, sërish aplikimi kalon në pritje, njësoj sikur të bëhej manualisht, madje duke kaluar edhe afatet ligjore. Siç është rasti i një biznesi që ka aplikuar që prej datës 7 Korrik për Nënshkrimin Elektronik dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Advertisements

Si bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se kjo vonesë po sjell problematika, pasi përkojnë me periudhën e depozitimit të pasqyrave financiare në QKB. Këto vonesa mund të çojnë bizneset drejt penaliteteve për mosdepozitim të Pasqyrave Financiare në afat. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për shqetësimin e ngritur nga bizneset pohoi se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore, si për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike. AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës. Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

“Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me certifikatë elektronike, në kuadër të procesit të fiskalizimit, nuk është jashtë afateve të marrjes së shërbimit prej 10 ditëve pune. Nga ana e stafit tonë po kryhet një punë voluminoze, në mënyrë që t’u qëndrojmë këtyre afateve edhe pse kjo periudhë ka një fluks të shtuar të aplikimeve për këto shërbime. Procesi automatik i marrjes së shërbimit, pas kryerjes së pagesës online është vetëm për pajisjen me certifikatë elektronike në kuadër të procesit të fiskalizimit. Ky lloj aplikimi kërkon vetëm verifikimin e kryerjes saktë të pagesës, nëpërmjet mandatit të pagesës. Në momentin që pagesa kryhet online ky verifikim nuk ka nevojë të kryhet e kështu mund të gjenerojmë automatikisht certifikatën elektronike për subjektin.

Advertisements

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

Kjo pasi AKSHI, si Ofrues i Kualifikuar i Shërbimeve të Besuara (OKSHB), duhet të garantojë vërtetësinë atributeve të vendosura në nënshkrimin elektronik të mbajtësit të nënshkrimit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe realizohet nga punonjësit e sektorit të çelësave publik pranë AKSHI-t. Për sa më sipër nënshkrimet elektronike nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemi. Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë”, theksohet në sqarim.

AKSHI gjithashtu kërkoi që bizneset të bëjnë kujdes me delegimin e procedurës për aplikimet e nënshkrimit elektronik te zyrat e kontabilitetit dhe të mos neglizhohen njoftimet paraprake për datën e përfundimit të vlefshmërisë. “Një dukuri shqetësuese që vihet re shpesh nga ana jonë, është fakti se shumë biznese e delegojnë kryerjen e kësaj procedurë tek zyrat e kontabilitetit apo persona të tretë. Kjo sjell që njoftimet e personalizuara periodike që nisen drejt çdo përdoruesi nga ana jonë, për të treguar kujdes për datën e përfundimit të validitetit të nënshkrimit elektronik, të neglizhohen.

Neglizhenca ndaj njoftimeve të përfundimit të validitetit bëjnë dhe që pjesa më e madhe e aplikimeve për rinovimin e nënshkrimit elektronik të lihet për në moment të fundit, si rasti konkret i shprehur në e-mailin tuaj. Së fundi duam të ritheksojmë se asnjë aplikim nuk është jashtë afatit të marrjes së shërbimit të kërkuar dhe se gjykojmë se këtu nuk ka një situatë e cila pritet të rekuperohet nga ana e AKSHI”. Pagesa online është një lehtësim për bizneset, pasi nuk duhet të presin gjatë, për t’u pajisur me Certifikatë apo Nënshkrime Elektronike që ju nevojiten në punët e tyre të përditshme./Monitor

You may also like