Aksident fatal në vend, një person humb jetën pasi u përplas nga një motor

Aksident fatal në Maliq – 68-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një motor.

Advertisements

Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një këmbësor 68-vjeçar është përplasur nga një motomjet.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur shtetasin Abedin Sulillari 68 vjeç, banues në Velitërnë.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa i riu që drejtonte motorin ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, raporton noa.al.