Aksident i 4-fishtë në vendin fqinj, raportohet për 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

by editor

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia.

Advertisements

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se nga përplasja e 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Advertisements

Mësohet po ashtu se fillimisht ka ndodhur përplasja mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera.

Sipas informacioneve të Larissanet, automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh. Ndërkohë viktimat janë një 35-vjeçar dhe një 65-vjeçar. I intubuar në reanimacion, ai është një 55-vjeçar me ankth të madh për evoluimin e shëndetit të tij.

Advertisements

Fillimisht ka ndodhur një përplasje mes mjetit dhe traktorit, ku mjeti ka shkuar në drejtim të kundërt dhe është përplasur me dy mjetet e tjera.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like