Aksident i frikshëm në Lezhë-Laç, ‘Audi’ përplaset me shtyllën e ndriçimit

by editor

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Advertisements

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet Audi është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Advertisements

Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

You may also like