Aksident i frikshëm në Lushnje-Rrogozhinë, makina përmbyset në mes të rrugës

by editor

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku është përfshirë një makinë.

Advertisements

Nga pamjet e siguruara nga Vox News dallohet makina “Audi” e përmbysur në mes të rrugës, pas përplasjes me një “Benz”.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip

Advertisements

“Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

You may also like