Aksident i frikshëm në Sarandë, përmbyset makina e punonjësit të policisë

by editor

Një punonjës i policisë është përfshirë në një aksident rrugor në Sarandë.

Advertisements

Sipas pamjeve filmike, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, e njohur edhe rruga e pestë e qytetit, ku mjeti tip “Ford” me targa “AA 460 HU” është përmbysur në mes të rrugës.

Advertisements

Makina është në pronësi të punonjësit të Policisë Kufitare të Borshit, Durim Pashollari.

Forcat e policisë dhe ato të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

You may also like