Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të Sarandës, në hyrje të rrugës “Skënderbeu” mbrëmjen e sotme (4 Nëntor).
Advertisements
Një automjet, i cili po lëvizte në drejtim nga sheshi qendror i qytetit, ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta dhe ka goditur katër vazo dekorative që ndodheshin në anë të rrugës, duke shkaktuar dëmtimin e tyre.
Advertisements
Më tej, automjeti ka goditur një motor të parkuar në trotuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe këtij mjeti.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash (rreth orës 21:30) dhe për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, megjithëse dëmet materiale janë të dukshme.
Advertisements
Gazetari Limos Didani, informon se sipas dëshmitarëve, automjeti është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, pa ndaluar për të parë dëmet e shkaktuara. Banorët dhe kalimtarët në zonë janë alarmuar nga zhurmat e përplasjes, duke thirrur menjëherë policinë për ndihmë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe autorit, teka do verifikojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.