Aksident i rëndë ajror/ Shuhet familja Groff, e ish-futbollistes së njohur Karenna

Karenna Groff, ishte një ish-futbolliste e MIT (Instituti i Teknologjisë në Masachusetts), e cila u emërua gruaja e vitit NCAA (Shoqata Kombëtare e Atletikës Kolegjiale) 2022, sipas Sky News. Ish-futbollistja ka vdekur së bashku me anëtarët e familjes së saj pas një aksidenti ajror në Nju Jork. Babai i saj neuroshkencëtar, Dr Michael Groff, nëna e saj, Dr Joy Saini, një urogjinekologe, dhe vëllai i saj, Jared Groff, ndërruan jetë gjithashtu.

Advertisements

Ndërkohë i dashuri i Karenna Groff, James Santoro dhe partnerja e Jared Groff, Alexia Couyutas Duarte, ishin viktima të aksidentit. Ata hipën në avionin privat të Michael Groff-it në aeroportin e Westchester County në White Plains të shtunën në mëngjes për të fluturuar në aeroportin e Columbia County. Por avioni u rrëzua rreth 10 milje në jug, tha zyrtari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), Todd Inman.

Advertisements

Pak para se avioni të rrëzohej, piloti kishte transmetuar me radio kontrollin e trafikut ajror në aeroportin e Columbia County për të thënë se kishte humbur afrimin fillestar dhe kishte kërkuar një plan të ri afrimi, tha ai. Hetuesit morën video të sekondave të fundit të fluturimit, e cila “duket se tregon se avioni ishte i paprekur dhe u rrëzua me një shpejtësi të lartë zbritjeje në tokë,” shtoi ai. Një raport i plotë aksidenti mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj për t’u përfunduar. Kjo vjen disa ditë pasi një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, vdiqen pas përplasjes së helikopterit në lumin Hudson të enjten.