Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Krujë, babë e birë nisen urgjent drejt traumës

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Krujë, pranë fshatit Kameras.

Advertisements

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, Dashamir Tusha 57- vjeç dhe Eljon Tusha 9-vjeç babë e bir.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar.

You may also like