Këtë të hënë, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.