Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme në aksin Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.
Advertisements
Dy automjete janë përfshirë në aksident, dhe pas përplasjes, një prej tyre ka dalë jashtë rruge. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.