Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me shtyllën e tension, zbardhen detajet e para

by editor

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 tetor), në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, me pasojë një person të plagosur.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Konjat.

Advertisements

Mjeti me targa AA825, ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër.

Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë.Polica dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Edhe njësia e avarive të OSHEE ishte prezente, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike, por edhe për të shmangur rënien e udhëtarëve dhe banorëve të zonës në rrymë elektrike, derisa të kryhet riparimi.

You may also like