Aksident i rëndë në Lushnjë/ Përplasen 3 automjete, zbardhen detajet e para

by editor

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të kthesës së Grabjanit. Si rezultat i përplasjeve, automjeti tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.

Advertisements

Si rezultat i aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Lushnjës.

Advertisements

Goditja ka qenë tepër e fortë aq sa ka shkatërruar totalisht tabelën elektronike, e cila fatmirësisht ka ruajtur mjetin duke mos e lejuar të përplaset me aparaturat e shpërndarjes së karburantit.

Pa lëndime serioze kanë shpëtuar fatmirësisht drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një “Audi” dhe një furgon.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovra të gabuara në parakalim. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, që fatmirësisht nuk shkaktoi një tragjedi më rast të goditjes së pikës së karburantit.

You may also like