Aksident i rëndë në Rodos, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit, merr zv*rrë turistët gjermanë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në zonën turistike të Falirakit, në ishullin e Rodosit në Greqi, duke lënë pas plagë të rënda dhe tronditje të madhe.

Advertisements

Sipas mediave lokale, 19-vjeçari i cili ishte shkaktari për këtë aksident humbi kontrollin dhe doli nga rruga me qëllimin për të shmangur një automjet që po i vinte përballë.

Advertisements

Makina u ngjit në trotuar, duke goditur disa këmbësorë që ishin turistë gjermanë.

Pasojat ishin tragjike për një grua, e cila pësoi lëndime të rënda duke humbur gjymtyrët e poshtëm. Bashkëshorti i saj, që ndodhej pranë, u plagos më lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy u transportuan me urgjencë në spitalin e Rodosit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia greke, dhe po përballet me akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe shkaktim dëmtimi trupor.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë të ngjarjes dhe për të analizuar shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, i cili ka tronditur si vendasit ashtu edhe komunitetin turist.