Aksident i rëndë në SHBA/ Autobusi i shkollës përplaset me një kamion, humbin jetën 5 persona mes tyre 3 fëmijë

by editor

Një autobus shkolle u përplas me një kamionçinë në Illinois në SHBA ditën e sotme, ku si pasojë humbën jetën 5 persona, 3 prej të cilëve ishin fëmijë.

Advertisements

Autobusi hyri në kohën e gabuar drejt perëndimit pasi ishte në dretim të lindjes, në atë moment u përplas me kamionin. Nga përplasja kanë marrë flakë të dyja automjetet. Përplasja ndodhi pak para mesditës në Rushville, një komunitet me rreth 3000 banorë rreth 96.56 kilometra në perëndim të Springfield.

Në autobusin e shkollës ndodheshin katër persona, tre fëmijë dhe shoferi. U vra edhe drejtuesi i kamionit. “Nuk ka asnjë fjalë për momentin që mund të thuhet,” tha Sherifi i Qarkut Schuyler Bill Redshaw në një konferencë shtypi. “Kur ke atë lloj humbje jete, është tronditëse”, shtoi ai. Emrat e viktimave nuk janë bërë ende të ditur.

Advertisements

You may also like