Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte pranë tunelit të Skërficës.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Sipas asaj që raportohet, thuhet se makina me të cilën ende nuk dihet sa shtetas udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Advertisements
Deri më tani lidhur me këtë aksident nuk ka një njoftim zyrtar nga policia dhe nuk dihet nëse ka viktima.
Priten më tepër detaje në vijim.