Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset rëndë një vajzë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (16 Shkurt) në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.

Advertisements

Nga të dhënat paraprake policore mësohet se janë përplasur dy automjete mes tyre, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Advertisements

Gazetari, Elvis Hila, informon se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.