Aksident i rëndë në vend, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit mbrëmjen e sotme. Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Milotit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur rëndë, dhe dyshohet se bëhet fjalë për drejtuesen e mjetit.

Advertisements

E lënduara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia e cila ka mbrritur menjehereë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.